TIRANË- Kreu i BDI, Ali Ahmeti falenderoi Shqipërinë për mikpritjen, teksa vlerësoi praninë e figurave historike si Alfred Moisiu. Në tubimin e mbajtur në Tiranë, Ahmeti tha se akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fabrikuara nga qarqet e errëta serbo-ruse. Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha Konventat Ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet e luftës.
Fjalimi i plotë i Ahmetit:
Faleminderit Shqipëri, faleminderit nënë na ke trajtuar dhe na ke pritur si nëna bijtë. Dua të përshëndes Alfred Moisun, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull në shpatull për të solidarizohet me luftëtarët e lirisë sepse vetë ka qenë luftëtari i lirisë.
Të nderuar bashkëkombas, shoqata të Shqipërisë, shoqata të Tiranës për organizimin dhe kontributin që jepnin në këtë fushë për drejtësi. Të nderuar atdhetarë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare përballë shtatit të lartë kreugjeneralit të Kombit, të Skënderbeut në Tiranën tonë. Të nderuar organizatorë, të dashur drejtues të institucioneve të Shqipërisë, sot jemi bashkë në Tiranë, Prishtina e Shkupi dhe kështu qofshim për herë.
Po ngrejmë zërin për drejtësi për respekt për njohje të luftës sonë të drejtë, për pragun e shtëpisë, për liri dhe demokraci, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën dhe Europën. Të dashur vëllezër dhe motra ti themi gjërat troç zanafilla me Speciale është në rakordim me trilluese serb e ruse që bëri
Kohë më pas Dick Marty e riktualizoi mediatikisht këtë temë me porosi ruse-serbe. Pra, kjo Gjykatë u themelua që të zbardhe pretendimet për trafikimin organe me mandate nga 98 në 31 dhjetor 2000. Kjo gjykatë u themelua nga vetë Kosova me qëllim që tja pamundësojë Serbisë që nëpërmjet Rusisë
Kur u hetua dhe u kuptua që çdo gjë ishte një trilliuar propagandues për ta nxirë imazhin e luftës sonë, prokuroria nxitoi dhe përpiloi një akt akuzë tjetër mu në ditën ku në Amerikë duhej të nënshruhej marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfundim të hasmërisë shekullore pa ndarje dhe shkëmbin territoresh.
Sot jemi dëshmitarë që aktakuza nuk ka të bëjë më trafikim organesh por një riciklim i akuzave ndaj tyre. Sot ata po gjykohen si Çlirimtarë si njerëz që e kanë kapur pushkën për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe popullit të vet nga genocide serb.
Ushtria çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha Konventat Ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet e luftës. Kjo u dëshmua në të gjitha gjykimet e derisotme nga Gjykata Ndërkombëtare e Vendore. Gjykimi shfaqi botërisht që ushtria çlirimtare e Kosovës ishte partnere e NATO, Amerikës dhe Europës. Dëshmitë konfirmuan se ne ishim dhe jemi partnerë të Uashingtonin dhe Brukselit, prandaj liria e tyre është e vonuar dhe duhet të vijë menjëherë pa asnjë vonesë shtesë.



