Fabregas “i dashuruar” me Kristjan Asllanin: Lojtar i shkëlqyer!

Fabregas “i dashuruar” me Kristjan Asllanin: Lojtar i shkëlqyer!

Nov 24, 2025 | 16:45






























Kristjan Asllani u largua nga Interi në merkaton e verës duke firmosur me Torinon. Sot, skuadra e tij do të përballet me Komon e Fabregasit, që po bën një sezon shumë të mirë dhe është padyshim surpriza e kampionatit italian.

asllani

Komo është skuadër e cila sezonin e shkuar kishte shfaqur interes për Asllanin dhe ka qenë vetë trajneri Ccesk Fabregas, ai që ka kërkuar të ketë mesfushorin shqiptar në skuadër. Pavarësisht se diçka e tillë nuk u arrit, Asllani është sërish një “dashuri e vjetër” për Fabregasin. Trajneri e ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin tonë para ndeshjes ndaj Torinos, duke e konsideruar një lojtar të shkëlqyer.

“Torino është një skuadër që luan me formacion 5-3-2, me mbrojtës me përvojë. Asllani ka shënuar gola dhe vjen nga Interi, një lojtar i shkëlqyer”, tha mes tjerash trajneri i Komos. Megjithatë, Asllani në ndeshjet e fundit të kampionatit humbi vendin e titullarit te Torinos dhe pritet të shihet nëse do të rikthehet.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top