Evi Kokalari kërkesë Berishës: Shto emrin tim si kandidate përballë teje më 23 maj!


Evi Kokalari kërkesë Berishës: Shto emrin tim si kandidate

Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të shtojë edhe emrin e saj për kandidaturën si kryetare. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kokalari shprehet se emri i saj figuron ende në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha. Më tej, ajo paralajmëron se çdo manipulim vote në zgjedhjet e 23 Majit do të dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.

“Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.

Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.

Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.

Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan”, shkruan Kokalari.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj. Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force.

Vetë Berisha ka zbuluar në mbledhjen e Kryesisë, se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet në fillim të qershorit. Ai u bëri thirrje strukturave të vijojnë procesin e riorganizimit në degët e PD-së dhe ta finalizojnë atë brenda afateve të përcaktuara./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top