Shqipëria e basketbollit të meshkujve do të debutojë sot në raundin e parë të parakualifkueseve për “EuroBasket 2029”, teksa në orën 18:00 do të luajë në transfertë kundër Sllovakisë.

Pas disa ditësh grumbullim në Shkodër, Kombëtarja kuqezi ka mbërritur dje në Prievidza dhe është gati për përballjen e parë në këtë fushatë parakualifikuesesh europiane. Skuadrën e drejtuar nga Erkand Karaji e pret një sfidë shumë e vështirë, ndërsa për kompanitë e huaja të basteve nuk kuqezinjtë nuk shpresa për këtë përballje.
Fitorja e Sllovakisë sipas kompanive ndërkombëtare shihet si një formalitet dhe kuotohet me koeficientin 1.04, ndërsa suksesi i Shqipërisë jepet me koeficientin 13.
Kombëtarja shqiptare, e cila pozicinohet në vendin e 97-të në renditjen e botërore të FIBA-s, siç dihet bën pjesë në Grupin C për “EuroBasket 2029”, së bashku me Sllovakinë (vendi i 63-të) dhe Kosovën (vendi i 85-të). Pas tansfertës së sotme në Sllovaki, Shqipëria do të përballet me Kosovën më datë 30 nëntor, takim që do të luhet në orën 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
PANORAMASPORT.AL








