“Etika” në Kuvend rrëzon kërkesën e PD-së për përjshtimin e Taulant Ballës


“Etika” në Kuvend rrëzon kërkesën e PD-së

taulant balla

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi përplasjeve në seancën e kaluar në Kuvend. 

“Flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari”, është kjo frazë e Ballës që është bërë shkak për kërkesën e PD-së, të firmosur nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

Sipas kërkesës, demokratët pretendojnë se Balla ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe fyese ndaj opozitës, dhe se kjo sjellje e pahijshme është kthyer në një rutinë të seancave plenare./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top