pamje nga Kuvendi
TIRANË– Kuvendi ka zgjedhur Endri Shabanin Avokat të Popullit me 85 vota pro. Kryeparlamentari Niko Peleshi hapi votimin për prezencën, por opozita refuzoi dhe u largua nga salla.
Teksa Partia Demokrati braktisi sallën në shenjë bojkoti për votimin, kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend për të votuar. Pasi është zgjedhur Endri Shabani si Avokat i Popullit, Rama është larguar nga salla.
Votimi për kandidatët:
Tartar Bazaj / 1 pro / 79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci / 1 pro / 72 abstenim, 14 kundër
Adriana Kalaja / 0 pro / 69 kundër, 17 abstenim
Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër
Poll



