Dy arrestime u kryen në Selanik të enjten nga oficerët e policisë në lidhje me vrasjen e presidentit të një ekipi futbolli në Limasol, rreth dy javë më parë.

Bëhet fjalë për dy emigrantë nga Gjeorgjia, të dy të moshës 28-vjeç. Vrasja e biznesmenit qipriot Stavros Demosthenous, i cili ishte gjithashtu president i ekipit të futbollit Karmiotissa, ndodhi mëngjesin e 17 tetorit, rreth orës 09:00, në Limasol.
Autorët duket se kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit, i kishin bërë pritë jashtë shtëpisë së tij.
Sipas informacioneve nga policia qipriote, autorët e krimit ishin dy. Ata po udhëtonin me një furgon të vjedhur dhe sapo 49-vjeçari doli nga dera e shtëpisë, e qëlluan.

Djali i tij e futi në makinë dhe u përpoq ta çonte në spital. Megjithatë, gjatë rrugës për në spital, makina që drejtohej nga i biri u përplas me automjete të tjera në autostradë dhe Stavros Demosthenousi ndërroi jetë.
Autorët e vrasjes, pasi qëlluan biznesmenin, u larguan nga vendi i ngjarjes dhe dogjën furgonin disa kilometra larg. Dyshimet janë se autorët ishin vrasës profesionistë me pagesë.









