Edlir Tetova i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje në zemër në një nga spitalet e kryeqytetit, që për fat të mirë ka shkuar në rregull dhe raportohet se trajneri i Egnatias është në gjendje të normalizuar.

Gjithçka në fakt ka ndodhur shumë shpejt në dy ditët e fundit dhe “Panorama Sport” ka mësuar detaje të kësaj ngjarje që ka tronditur jo pak klubin rrogozhinas. Mësohet se tekniku ka ndjerë shqetësime në natën e së hënës dhe është kërkuar ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital.
Atje, pas vizitave përkatëse, i është identifikuar problemi në zemër dhe i është bërë e qartë që kishte nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale. Procedurë e cila është kryesor sot me sukses dhe tashmë pritet të mësohet vetëm sa kohë do të qëndrojë larg fushave të lojës tekniku durrsak i rrogozhinasve.
PANORAMASPORT.AL








