EKSKLUZIVE/ Ish-sulmuesi i Kombëtares, Rraklli: Arrijmë Botërorin, Silvinjo meriton rinovimin

EKSKLUZIVE/ Ish-sulmuesi i Kombëtares, Rraklli: Arrijmë Botërorin, Silvinjo meriton rinovimin

Dec 9, 2025 | 8:22






























Altin Rraklli e ka parë kualifikimin e Shqipërisë në “Play Off” si arritje historike. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i Kombëtares u shpreh se Silvinjo meriton rinovimin ndërkohë që foli edhe për cilësinë e skuadrës, afrimet e mundshme dhe natyrisht rrugëtimin drejt Botërorit, ku duket besimplotë se mund t’ia dalim.900-0-Altin-RraklliAltin, Kombëtarja kualifikohet për herë të parë në “Play Off”. Si e ka parë këtë fushatë eliminatore të kuqezinjve?

Që do ishte e vështirë nuk diskutohej, sepse të gjithë e dinim forcën e Serbisë, e aq më të tepër forcën që Anglia ka dhe që nuk ka nevojë për koment. Ajo është shumë, shumë lart si ekip dhe për mendimin tim edhe Anglia nuk është se me lojë na ka bindur, edhe pse pikët i mori të plota dhe nuk pësoi gol. Por ekipi i madh si duket kur luan me ekipe më të vogla, nuk përqendrohet ose nuk e jep 100% e saj. Por pa e diskutuar këtë pjesë, vendi i parë dihej që ishte i prenontuar që kur u hodh shorti. Gjithmonë fjala ishte për vendin e dytë dhe kishte Serbinë kundërshtar direkt. Dhe, në qoftë se do ta analizoj pak, pasin unë e kam thonë edhe nëpër intervista ku u hodh shorti atëherë, që patjetër ekipet vazos së dytë, siç është Serbia, janë të vështira, sepse prandaj janë në vazo të dytë, janë skuadra të forta. Por ne kemi treguar se dimë t’i mundim dhe e kemi bërë duke mundur Çekinë, Poloninë. Por realisht, Serbinë nuk e shihja aq të fortë sa në kualifikueset e para kur e kishim në grup, për Europianin.

Edhe trajneri i tyre nuk më bindte shumë. Emri i madh, por janë ballkanas, janë si ne. Si duket, emrat e mëdhenj nuk i marrin shumë seriozisht a ku e di unë. A më duket sikur kanë më shumë pritshmëri te futbollistët dhe emrat e mëdhenj dhe i mbivlerësojnë ndonjëherë. E shihja që kishte një handikap të madh mes njëri-tjetrit, lojtarë-trajner. Për këtë arsye mu dukej si një favorizim për ne ky fakt dhe na bëri që të besonim se Serbinë mund ta kalonim dhe në fakt ashtu doli. Në qoftë se do të bëjmë një krahasim të përgjithshëm, zhvilluam dy ndeshje me Serbinë dhe ishim më lart se ata. Në qoftë se e marrim kokë më kokë si kundërshtar direkt, ne treguam në ndeshjet direkt me njëri-tjetrin që ishim më lart se ato dhe merituam vendin e dytë. Pastaj pjesa tjetër, edhe ne e bëmë gabime rrugës, por fatmirësisht shumë pak dhe kishim Letoninë vetëm në transfertë. Në ndeshjet e tjera ne bëmë shumë mirë dhe morëm maksimumin që ne mund të merrnim dhe mbetëm me një pikë para Serbisë por që për mendimin tim ishte e merituar. Por, gjithsesi duhet të presim sepse nuk ka përfunduar gjithçka sepse kemi “Play Off”.

Një pyetje të fundit për Silvinjon. A mendon se duhet të vazhdojë të jetë trajner i Shqipërisë edhe pa Botërorin?

Shiko, këtë pyetje dua t’ia bëj unë të gjithëve sepse futbolli sot është statistika, shifra dhe rezultate. Duke pasur parasysh që ai trajner ne na kualifikoi në Europian, se janë gjana që mblidhen këto nuk harrohen shpejtë. Bëri një vit jo të mirë me UEFA Nations League, por fundi i fundit, UEFA Nations League ka zëvendësuar ndeshjet miqësore dhe nuk duhet të merret shumë për bazë. Tani, kemi “Play Off”-in e Botërorit që nuk e kishim arritur kurrë. Prandaj them që Silvinjo e ka merituar vetë rinovimin e kontratës, pa asnjë diskutim.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top