“Ekipet që duan titullin të kenë kujdes nga Juvja”, Kapelo sulmon gjyqtarët dhe VAR-in: Ndodh vetëm në Itali, kuptojnë kaq pak për futbollin

“Ekipet që duan titullin të kenë kujdes nga Juvja”, Kapelo sulmon gjyqtarët dhe VAR-in: Ndodh vetëm në Itali, kuptojnë kaq pak për futbollin

Dec 16, 2025 | 10:33






























Fabio Kapelo shkon kundër rrymës dhe në intervistën e dhënë për La Gazzetta dello Sport, kur u pyet për betejën për titullin, ndërsa e vendos Interin në vend të parë, ai përfshin edhe Juventusin.kapelo“Në javën e fundit, bardhezinjtë ishin surpriza, për herë të parë në 2 vitet e fundit pashë një ekip të vërtetë. Kujdes…”

Duke folur për zikaltërit ai shpjegon gjithashtu se si ata kanë më shumë lojtarë zëvendësues nga të gjithë, edhe nëse nuk mund ta dominojnë fushën për të gjithë ndeshjen.

“Milani dhe Napoli nuk kanë të njëjtin nivel zëvendësuesish, por napolitanët, kur i rikthejnë të gjithë lojtarët e tyre të lënduar, janë pas ekipit të Kivusë.”

Ish-trajneri thekson se si Angisa, De Bryjne dhe Lukaku janë shtyllat e vërteta të “axurrëve” dhe mungesa e tyre është në mënyrë të pashmangshme një barrë.

Një koment i fundit për Milanin, i cili çuditërisht lufton kundër ekipeve më të vogla, ndërsa fiton dhe bind kundër ekipeve të mëdha. Barazimi 2-2 kundër Sasuolos, megjithatë, ishte gjithashtu për shkak të anulimit të golit të Pulisiç në 2-1: “Është diçka që ndodh vetëm në Itali, me këta gjyqtarë dhe këtë sistem VAR që kuptojnë kaq pak për futbollin. Nuk është një valle, ku shtyrja e parë quhet faull.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top