Edmond Spaho ‘i përvishet’ Flamur Nokës: E përjashtove Anila Aliajn njësoj si në kohën e Partisë së Punës


Edmond Spaho ‘i përvishet’ Flamur Nokës: E

edmond spaho dhe flamur noka

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, dhe njëherësh një prej veteranëve të kësaj force politike, ka shpërthyer në akuza në drejtim të Flamur Nokës, pas konflikit që ky i fundit pati me një anëtare të kryesisë në Kamëz. Anila Aliaj, u përjashtua nga radhët e kësaj force politike, pasi u përplas me Nokën në një prej takimeve të strukturave. Spaho shprehet se Anila Aliaj, u përjashtua nga partia vetëm se mendonte ndryshe nga Flamur Noka, dhe se i kërkoi llogari këtij të fundit se pse nuk kishte respektuar primaret.

Postimi i plotë:

E perjashtoi Flamuri nga kryesia zonjen Anila Aliaj sepse i kerkoi llogari per mosrespektimin e primareve.

E perjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udheheqja. Antaresia nuk duhet te mendoje, ajo duhet vetem te zbatoje ato qe thote Flamuri.

Ngjashem me kohen e PPSH kur te perjashtonin per shkeljen e vijes se Partise dhe syrgjynoseshe.

Ngjashem me kohen e Lulzim Bashes qe perjashtoi 5 deputete, midis te cileve dhe Flamur Noken sepse kishin mendime ndryshe nga Basha.

Sot te perjashton Foltorja e Flamur Nokes. Njelloj sikurse te perjashton edhe Rama nga partia e tij.

Fole po deshe. Jetojme ne demokraci.

Pasditen e së mërkurës, 26 nëntor, u zhvillua një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratke, të degës të PD-së, Kamëz-Paskuqan. Mbledhja ku merrte pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, është shoqëruar me debate të ashpra, ku mësohet së anëtarët e kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Pas këtij takimi, një prej atyre që u përplas me Nokën, Anila Aliaj, njoftoi se ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top