Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh


Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

Nov 9, 2025 | 7:37






























Edhe Kosova zhvillon sot zgjedhje e balotazhit në 18 nga 38 komuna që ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

zgjedhje kosove

Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës.

 

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top