Një foto vlen sa një mijë fjalë. Në këtë rast, një fakt. Ndeshja e Real Madridit kundër Mançester Sitit ka lënë një shifër të ftohtë që përshkruan brishtësinë sulmuese të ekipit madrilen.
Sipas statistikave të Opta, skuadra e Çabit kishte vetëm një goditje në portë, atë të Rodrigos në shënimin e golit të parë dhe vetëm të Realit. Gjatë 62 minutave në vijim, Real Madridi nuk pati një goditje në portë. Në total, bardhezinjtë gjuajtën 16 herë, ndërsa kaluan nëpër të gjitha fazat e mundshme pa gjetur ndonjë shpërblim të mëtejshëm. Furia, letargjia dhe dëshpërimi shoqëruan njerëzit e Çabit në diçka që ishte më shumë se një ndeshje në grup të Ligës së Kampionëve. Numri i gjuajtjeve të Real Madridit në portë nuk ishte aq i ulët në atë kompeticion në Bernabeu që nga sezoni 2003/04.
Këtë herë ringjallja e Rodrigos pasi shënoi pas 1,415 minutash pa shënuar me fanellën e bardhë nuk ndihmoi. As shtysa e Endrik, i cili dha një shkëndijë për të ciëln skuadra kish nevojë, nuk e shpëtuan Realin nga egërsa e shifrave që ishte e pamëshirshme. Agje nuk e shpëtoi dot Realin, as shtylla e Endrik dhe loja shumë e mirë e Gonazalo Garsias. Arësyeja ishte e thjeshtë ishte edhe një herë Kilian Mbape, këtë herë duke dëshmuar një episod të ri varësie.
Kundër Sitit, Çabi nuk mund të mbështetej te francezi për shkak të shqetësimit në dorën e majtë. “Ai mungon, por ne kishim shanse të mjaftueshme për të shënuar golin e dytë” ka thënë trajneri në lidhje me mungesën e tij. Por jo gjithmonë fjalët bashkohen me veprat. Pa Mbape, ekipi duket se ka ngecur. Kundër skuadrës së Guardiolës goditja standarde nuk funksionoi, as luajtja me Vinicius që erdhi për të përfunduar si një ‘9’ i pastër. Ky deficit vazhdon të dënojë ekipin e Çabit ndërsa ai përpiqet të gjejë çelësin që duket se e gjen vetëm në xhepat e Mbapesë.
PANORAMASPORT.AL








