E PLOTË/ PS riorganizon drejtuesit politikë, Tirana me përforcime: Nga Xhafaj te Spiropali, Balla dhe…Kush janë të ‘paprekurit’


E PLOTË/ PS riorganizon drejtuesit politikë, Tirana me

asambleja e ps

DURRËS- Në kuadër të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Durrës, kryeministri Edi Rama ka shpallur një seri ndryshimesh në drejtimin politik të qarqeve dhe strukturave të partisë në Tiranë. Lëvizjet e befasishme kanë prekur disa prej drejtuesve të qarqeve, ndërsa ditë tjerë kanë mbetur të paprekur.

Sipas ndryshimeve, Emirjana Sako ikën nga Durrësi, Benet Beci ikën nga Shkodra, ndërsa Eduard Shalsi ikën nga Kukësi dhe nuk do të jetë më drejtues qarku. Nga Lezha ikën Ulsi Manja dhe rikthehet në Dibër. Në Tiranë, Qarku i besohet Taulant Ballës, i cili ka mbajtur drejtuesin për diasporën. Ndërkohë, Manastirliu do të jetë drejtuese politike e PS në Bashkinë Tiranë.

Lista-Emrat e drejtuesve të qarqeve:

Qarku Tiranë – Taulant Balla

Qarku Durrës – Blendi Klosi (ikën Emirjana Sako)

Qarku Lezhë – Ermal Nufi (zëvendëson Ulsi Manjën)

Qarku Shkodër – Enea Karakaçi (ikën Benet Beci)

Qarku Dibër – Ulsi Manja (zëvendëson Blendi Klosin)

Qarku Kukës – Erjon Malaj (ikën Eduard Shalsi)

Të pandryshuar:

Qarku Gjirokastër – Mirela Kumbaro 

Qarku Korçë – Niko Peleshi

Qarku Elbasan – Arbjan Mazniku 

Qarku Berat – Ervin Demo 

Qarku Vlorë – Bledi Çuçi 

Qarku Fier – Belinda Balluku 

Ndërkohë, një vëmendje e madhe i është dhënë Tiranës, ku disa figurat të PS-së janë rikthyer në kryeqytet. Figura si: Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, etj. 

Shpërndarja e deputetëve për Tiranën

Njësia 1- Lindita Nikolla

Njësia 3- Iris Luarasi dhe Edona Bilali

Njësia 4– Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti

Njësia 5- Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj

Njësia 6- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino

Njësia 7- Sofan Jaupaj, Enkelejd Musabelliu

Njësia 8- Igli Hasani, Vilma Premti

Njësia 9- Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka

Njësia 10- Besfort Lamallari

Njësia 11- Eduard Shalsi

Njësia 13- Elisa Spiropali dhe Anila Denaj/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top