E pazakontë! Flakadanët në sallë, jashtë marrin flakë fibrat e transmetimit, çfarë ndodhi jashtë godinës së Kuvendit


E pazakontë! Flakadanët në sallë, jashtë marrin

digjen fibrat jashte kuvendit

TIRANË- Kaosi shpërtheu në sallën e Kuvendit, por edhe jashtë tij. Deputetët e opozitës kanë “zaptuar” sallën për rreth një orë mes tensioneve, tymit dhe përplasjeve me gardën dhe mazhorancën. 

Nga ana tjetër, një epidos i pazakontë ka ndodhur edhe jashtë godinës së Kuvendit. Fibrat e transmetimit të internetit dhe sinjalit televiziv të Kuvendit kanë marrë flakë duke bërë ndërprerjen e transmetimit për të gjitha mediat.

Fibrat ndodhen jashtë godinës dhe është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi atë. Ndërkohë që punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top