E PAPRITUR! Aston Vila denoncon Skënderbeun në UEFA pas barazimit në Korçë me ekipin U19

E PAPRITUR! Aston Vila denoncon Skënderbeun në UEFA pas barazimit në Korçë me ekipin U19

Oct 23, 2025 | 16:49






























Skënderbeu U19 ka arritur një rezultat shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare teksa ka barazuar me shifrat 1-1 në Korçë përballë anglezëve të Aston Vilës gjatë pjesëmarrjes së tyre në UEFA Youth Legaue.

Skenderbeu-Aston Vila

Por pas ndeshjes, klubi i Aston Vilës ka bërë të ditur se do të denonconte klubin korçar në UEFA për sjelljen e tifozëve. Sipas anglezëve, nga tribunat kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes në fjalë drejtuar lojtarëve dhe stafit të tyre.

“Aston Vila mund të konfirmojë se do të raportojë KF Skënderbeun në UEFA, si pasojë e abuzimeve raciste të vuajtura nga lojtarët dhe stafi ynë nga një sektor i mbështetësve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së djeshme të UEFA Youth League.

Klubi nuk e pranon këto lloj sjellje dhe e dënon këtë dhe çdo lloj tjetër abuzimi në mënyrën më të fortë të mundshme”, shkruhet në njoftimin që klubi i Aston Vilës bëri rreth çështjes në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top