E ardhmja e Nagelsman, ja çfarë pritet të ndodhë me trajnerin e Gjermanisë

E ardhmja e Nagelsman, ja çfarë pritet të ndodhë me trajnerin e Gjermanisë

Dec 7, 2025 | 7:44






























Raportohet se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, ka ndërmend të qëndroj në rolin e tij. Kontrata e Nagelsman si trajner i kombëtares nuk skadon deri në vitin 2028, dhe plani është që ai të përmbush marrëveshjen e tij para se të kthehet te futbolli i klubeve.

nagelsman

Kjo do të thotë se ish-trajneri i Bajernit, Lajpcigut dhe Hofenhajmit nuk po konsideron rikthimin te një klub tani, me fokusin e tij të plotë tek vera e ardhshme.

Megjithatë, në kontratën e 38-vjeçarit me kombëtaren gjermane ekziston një klauzolë për ndërprerje nëse kombëtarja dështon të kualifikohet nga faza e grupeve për herë të tretë radhazi.

Që nga marrja e detyrës, Nagelsman e ka çuar Gjermaninë deri në çerekfinalet e Europianit 2024 si dhe finalet e Ligës së Kombeve. Gjatë kësaj kohe, 38-vjeçari ka fituar 17 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top