Dy shqiptarë në fushë, ndërpritet ndeshja në elitën e futbollit ukrainas! Ja arsyeja

Dy shqiptarë në fushë, ndërpritet ndeshja në elitën e futbollit ukrainas! Ja arsyeja

Dec 7, 2025 | 21:27






























Skuadra e Metalist 1925, ku aktivizohen dy sulmuesët shqiptarë, Ermir Rashica dhe Baton Zabërgja, ishte duke luajtur ndaj Veres-Rivne, ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier Leaguen e Ukrainës, e cila për fat të keq nuk arriti të përfundonte, për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të energjisë elektrike.

orig_821625

Në stadium kishte ndërprerje të energjisë, teksa tensioni i lartë solli edhe djegien e gjeneratorit, duke e bërë të pamundur zhvillimin e sfidës.

Kjo gjë u pohua edhe nga vetë drejtuesit e klubit, nëpërmjet një reagimi zyrtar.

Për shkak të këtij problemi, gjyqtari i ndeshjes e pa të arsyeshme që kjo ndeshje të anulohet, teksa me shumë gjasa do të zhvillohet në një ditë tjetër. Rashica, Zabërgja dhe Itodo ishin 3 ish-ët e Superiores që e nisën ndeshjen si titullarë, ndërkohë që Kristian Mba, ndodhej në stol.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top