Para sfidës së radhës, Interi përballet me dy figura që mund të kishin veshur fanellën zikaltër, por që mbetën vetëm mundësi të parealizuara: trajneri Cesk Fabregas dhe talenti argjentinas Niko Paz.
Drejtuesit e Interit kishin arritur deri te një takim i gjatë në Londër me Fabregasin, duke i paraqitur projektin teknik dhe financiar, por Komo nuk e lejoi largimin e tij dhe spanjolli vendosi të vazhdojë projektin aktual.
Në të njëjtën kohë, Interi kishte ndjekur prej kohësh Niko Paz, madje me ndërmjetësimin e Havier Zanetit, por Komo dhe Real Madrid nuk pranuan asnjë hap drejt shitjes, duke refuzuar edhe ofertën e rëndë prej 75 milionë eurosh të Totenhemit. Tani, të dy trajneri dhe lojtari do të jenë kundërshtarë të Interit, simbol i asaj që mund të ishte, por nuk u bë kurrë.
PANORAMASPORT.AL








