“‘Durana Tech Park’ një aferë si djegësi i Tiranës”, Berisha paralajmëron padi në SPAK: Po vjedhin qytetarët!


"'Durana Tech Park' një aferë si djegësi i

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha drejtori sërish akzua të forta ndaj qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, por këtë herë solli në fokus atë që ai e quan “skandali i Duranës”. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha deklaroi se Durana Tech në Durrës është si inceneratorët në Tiranë. Sipas Berishës, projekte të tilla cilësohen kriminale dhe në dëm të qytetarëve shqiptarë, duke vjedhur qindra milionë euro taksa.

“Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës. Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij. Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj. Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë. Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës.”, tha Berisha.

Më tej, lideri demokrat paralajmëroi se do të depozitojnë një kallëzim në SPAK për skandalin e Dorana Park.

“Do të dërgojnë në SPAK provat dhe do të bëjnë padi për Durana Park. Si në çdo skandal. Për një kohë të gjatë Dumani i ka konservuar ato dhe ka bërë që mos të përfillen. Paditë tona janë të bazuara në ligj dhe të pakundërshtueshme. Ne do t’i dërgojmë. Aty mbeten. Rama dhe Duamni mendojnë se mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës dhe nga Durana, apo çështje të tjera. Por mos të shpresojnë.”, tha Berisha.

Në projektin që ekziston vetëm në letra dhe virtualisht janë regjistruar fiktivisht rreth 50 kompani, duke përfituar status fiskal të favorshëm, ndërsa aktivitetin real e zhvillojnë në Tiranë. Mes tyre janë kompanitë e dy biznesmenëve të dosjes së AKSHI-t, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, në kërkim nga SPAK pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. 

Ermal Beqiri ka regjistruar kompaninë Data Storm, Nsolution dhe Al Soft, në Durana Tech Park. Në një tjetër rast, kompania Test & Tech figuron me pronar Ergys Agasin dhe me administratore Ina Cikon. Ina Ciko është njëkohësisht administratore edhe e kompanisë EA Solution, në pronësi të Agasit, e përfshirë gjithashtu në dosjen e AKSHI-t.

Teksa operimi ka nisur virtualisht, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ambjent fizik të kompanisë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top