
TIRANË-Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Parajsa fiskale ka disa komponentë, konsiderohet një hapësirë gjeografike që kanë taksa të ulëta, që kanë mungesë transparence dhe mungesë kontrolli. Tani më thoni ju ku hyn Durana këtu, Durana ka një procedurë standarte, të gjitha subjektet janë subjekte të regjistruara në QKB, kanë detyrim për deklarimin e pronarit, duhet të prezantohen edhe para programit tatimor. Po ashtu subjektet që përfitojnë nga skemat fiskale nuk janë aty për të bërë evazion fiskal, por përdoren me qëllim nxitjen e sektorëve që janë prioritet. Subjektet që marrin statusin përdorues nëse bëjnë shkelje u hiqet statusi. Teoria e parajsës fiskale bie! Nuk jemi në këto kushte. Në 52 kompani, 27 nuk e kanë nisur ende faturimin, sepse koha ka qenë e shkurtër nga regjistrimi deri tani, nuk është biznes që shet mall, do krijojë do bëjë shkencë dhe ka kohën e vetë. Numri real i kompanive që kanë përfituar nga lehtësirat fiskale janë vetëm 5. Këto kompani nuk paguajnë tatim fitim, por jo vetëm për Duranën.



