“Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit”! Rama drejt Hagës për të takuar Thaçin: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi


"Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e

edi rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Hagës, ku ka bërë me dije se do të takojë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një komunikimi publik në rrjetet sociale me qytetarët, Rama komentoi ecurinë e procesit të gjyqit në Hagë, teksa shprehet se “drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit”. Kreu i qeverisë shqiptare uron që vitin e e ardhshëm Gjykata e Hagës të japë vendimin e pafajësisë për Hashim Thaçin dhe për tre ish-krerët e UÇK-së.

“Jam në makinë rrugës për në Hagë, ku do të takoj pas disa kohësh tani më nga tkaimi i mëparshëm Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin e Republiëks së Kosovës, i cili u nxorr nga zyra e tij dhe mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve të të drejtave të njeriut, apo të të gjitha normave të procesit gjyqësor që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur nga populli së bashku me 3 bashkëluftëtar që kanë mbuluar detyra më të rëndënsishme mbahen të izoluar. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharake dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare. Njerëz që të vetmin faj kanë që u rebeluan ndaj regjimit dhe morën armë për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd i një drejtësi ndërkombëtare, që në këtë rast ka lënë kokrrën e namit.”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top