Bedri Hamza ka njoftuar të enjten se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Konventën e partisë më 17 nëntor.
Ai e shpalli kandidaturën një ditë pasi kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, tha dorëheqje dhe tha se do ta mbështeste Hamzën, nëse ky i fundit do të garonte për ta pasuar.
“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së”, shkroi Hamza në Facebook.
Hamza – i cili garoi për kryeministër të vendit nga kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke dalë i dyti – tha se beson se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer “si partia kryesore në vend”, informon Radio Evropa e Lirë.
“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, shtoi ai.








