Doli në lot nga fusha e lojës, Juventusi merr lajmin e keq për sulmuesin kryesor dhe tani duhet t’u besojë “zhgënjimeve”

Doli në lot nga fusha e lojës, Juventusi merr lajmin e keq për sulmuesin kryesor dhe tani duhet t’u besojë “zhgënjimeve”

Nov 30, 2025 | 17:55






























Juventusi ka dalë me tre pikë nga ndeshja kundër Kaljarit, por edhe me një humbje të madhe. Dushan Vlahoviç la në lot sfidën në pjesën e parë të saj, pasi u dëmtua teksa po godiste topin.

vlahovic

Lojtari ishte i qartë që në fillim teksa largohej në lot nga fusha, pasi i tha trajnerit Spaleti se kishte pësuar dëmtim të rëndë në rrëzë të kofshëve. Edhe trajneri u tregua i sinqertë pas sfidës. “Ka pësuar tërheqje, do të zgjatë disa kohë”, tha ai në konferencën pas ndeshjes.

Sot, sulmuesi serb raportohet se ka qenë në J-Medical, për të kryer testet e nevojshme e për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe lajmet nuk kanë qenë të mira. Në rastin më të mirë, bëhet fjalë për një ndalesë prej 5-6 javësh, ndërsa problemet mund të shkojnë përtej 2 muajve në varësi të shkallës së dëmtimit.

Kjo detyron Spaletin të rindërtojë fazën ofensive të skuadrës së tij, ku Vlahoviç ishte kthyer të luante një rol kryesor. Zhgënjimet Dejvid ose Openda pritet të marrin më shumë minuta dhe të alternohen, në kërkim të një zgjidhje që ata nuk e kanë dhënë deri tani, duke qenë zhgënjimet e vërteta të merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top