DOKUMENTI/ Kriptot e sekuestruara nga krimi në llogari të poaçme


DOKUMENTI/ Kriptot e sekuestruara nga krimi në llogari të

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Qeveria ka ndërmarrë disandryshime në ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke përfshirë për herë të parë edhe asetet në kriptomonedha.

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të ketë të drejtë të marrë në administrim jo vetëm pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara me vendim gjykate, por edhe pronat e bllokuara nga pushteti vendor.

Ndërkohë një ndryshim tjetër është edhe përfshirja në administrim edhe e objekteve pa dokument hipotekor, të cilat janë të evidentuara si ndërtime pa leje. Për këto pasuri parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm. Po ashtu projektligji parashikon që Agjencisë t’i lejohet hapja e llogarive të posaçme për administrimin e kriptomonedhave të sekuestruara. Ndryshimi synon t’i japë zgjidhje çështjes së kriptomonedhave, si Bitcoin, Ethereum apo asete të tjera digjitale.

Kujtojmë së në rastin “Çopja” u sekuestruan rreth 10 milionë euro në kriptomonedha, ndërsa SPAK ka theksuar se legjislacioni aktual nuk ofronte mekanizma të qartë për administrimin e këtyre aseteve.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll



Source link

Scroll to Top