“Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi, por…


“Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”,

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e VII për të Drejtën e Informimit, ku zbuloi angazhimin e qeverisë për të dekriminalizuar shpifjen për gazetarët. Kreu i qeverisë theksoi se në këto vite nuk ka pasur ndonjë padi për gazetarët. Sipas Ramës, ky është një hap i rëndësishëm që ndikon në relaksimin e situatës së gazetarëve në tërësi.

“Dua të them që ne ndërkohë kemi marrë një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga gota gjysmë bosh, që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite, as nuk ka pasur padi për gazetarët, i kemi ndaluar prej vitesh.

Kjo nuk shënohet tek arsyet për tu ndjerë të lirë dhe me krahë në punë e gotës gjysmë bosh. Ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër që shkon tek relaksimi i situatës së gazetarëve në tërësi. Shpresoj që i adresova disa gjëra ka edhe të tjera për të diskutuar. Ne nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet por ne mënyrë sistematike përpiqemi që vullnetin ta materializojmë me progres”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top