TIRANË- Partia Demokratike i rikthyer protestës para godinës së Kryeministrisë. Ky është tubimi i parë i opozitës për këtë vit, në atë që e quajnë “Foltore”. Nga podiumi i “Foltores”, kryedemokrati Sali Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa e paralajëmroi se do të ketë fatin e Nicolas Maduro të Venezuelës.
Duke e krahasuar me Nicolas Maduron, presidentin e Venezuelës të kapur nga forcat amerikanë, Berisha tha se për rastin e kryeministrit Rama do të mjaftojnë protestuestit në shesh. Sipas tij, protestuesti janë “delta” që do shkojnë në Surrel sapo të marrin urdhrin dhe nuk do presin “Deltën Amerikane”.
“Nuk themi që forcat delta të zbarkojnë në Surrel, ja ku i ke Deltat tonë, ja këta, do zbarkojnë në Surrel. Këta Deltat tanë do vijnë në Surrel. Priti se do vijnë në Surrel. Si Maduro edhe ti do përfundosh në gjykatë, bashkë me Lindat dhe të tjerët. E kuptoni pse thonte në artikull se jam Maduro. Jo jo je Ramaduro”, tha Berisha.
/ZËRI



