“Do kemi më pak ushqim dhe…”, Braçe alarmon: Dëmi nga përmbytjet është më i madh, duhet investim në infrastrukturë!


"Do kemi më pak ushqim dhe...", Braçe alarmon: Dëmi

foto ilustrim: erion braçe dhe pamje nga permbytjet

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me situatën e fundit në vend për shkak të përmbytjeve dhe pasojat që kanë lënë pas. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe ngre shqetësimin se dëmi real është shumë herë më i madh nga ai që po shohim. Sipas Braçes, bëhet fjalë për një dëm të madh që prek ekonominë kombëtare, ku është goditur rëndë zinxhiri prodhues ushqimor. 

Socliasti ka një thirrje edhe për qeverisë, duke nënvizuar se është në dorën e tyre për të mos qenë vetëm një shtet që paguan dëme çdo sezon, por të eleminojë faktorët që çojnë në këto dëme. Braçe theksoi rëndësinë e investimit, mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së infrastrukturës. 

Postimi i plotë i Braçes: 

PERMBYTJET-DEMI ESHTE ME I MADH SE AI QE DUKET ME SY, NE TOKE APO NGA LART!;

ESHTE GODITUR ZINXHIRI PRODHUES USHQIMOR;
DO KEMI ME PAK USHQIM VENDI, CMIME ME TE LARTA DHE KETU PREKEMI NE, EKONOMIA FAMILJARE!

DO KEMI ME PAK EKSPORTE DHE KETU PREKET EKONOMIA KOMBETARE!

Nga Shkodra ne Zadrime, Lac, DURRES, Lushnje, BERAT, KUCOVE, FIER, Korce ky eshte demi me i madh!

Ndaj pagesat per keto deme jane jetike, qofte per bagetite, qofte per bimet ne sera e fushe te hapur;
Bimet e demtuara do ishin prodhim, prodhimi per vendin apo eksportin do ishte te ardhura, te ardhurat do financonin mbjelljet e reja, PUNEN me qarte.

Nderkohe, ne nuk mund te kthehemi ne nje vend qe thjesht paguan deme, nga zjarri ne vere e uji ne dimer;
Kjo qe po ndodh tani-pas rreshjeve me thyerje te argjinaturave, po tregon qarte problemet ne infrastrukture;

Veprat mbrojtese, vecanerisht argjinaturat e vjetra jane rrenuar, kane humbur lartesi, qendrueshmeri, po kalohen lehte nga plota te mesme deri te larta;

JANE MALL PA ZOT, i demton gjithkush, nga bujqit vete deri tek kafshet, ndaj po vuajne kaq shume!

Eshte shume e rendesishme qe ne te bejme tonen tani, me ate qe na takon ne-INFRASTRUKTUREN, si investim, mirembajtje e mbrojtje, qe TE MOS KTHEHEMI NE NJE SHTET QE THJESHT PAGUAN DEME cdo 6 muaj!

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top