Do jetë “xhol”, futbollisti i Kombëtares zgjidh hallin e madh të klubit të Serisë A

Do jetë “xhol”, futbollisti i Kombëtares zgjidh hallin e madh të klubit të Serisë A

Dec 16, 2025 | 21:05






























Kthimi i Ardian Ismajlit në fushën e lojës ka ardhur në momentin perfekt për Torinon. Eksperienca e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare padyshim do të ndihmojë skuadrën e drejtuar nga Marko Baroni që të shfaqet shumë më solide në repartin e prapavijës se sa ka qenë në pjesën e parë të edicionit.

asllani ismajli

Ismajli ishte projektuar që në fillim titullar në mbrojtjen me 3, por disa dëmtime kanë bërë që ai të humbasë ndeshje të rëndësishme.

Megjithatë, ai kthehet në një moment delikat për Torinon, pasi dy futbollistët Koko e Masina janë nisur drejt Marokut për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës me përfaqësueset përkatëse.

Kësisoj, Ismajli projektohet që të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes me tre, pasi mendohet se e bën mjaft mirë atë rol, duke zgjidhur situatën deri në kthimin e dy lojtarëve që aktivizohen në këtë pozicion.

Më pas, trajneri Baroni do të gjykojë se cili është pozicioni në të cilin do të vazhdojë të japë kontributin ai, në qendër të treshes apo në të djathtën e saj, pasi padyshim shihet si një titullar në radhët e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top