Igli Tare ka marrë pjesë në “Social Football Summit”, duel folur para të pranishmëve dhe duke iu përgjigjur pyetjeve që i janë bërë rreth karrierës së tij si drejtues, duke filluar nga Lacio, për të vazhduar te etapa aktuale në drejtimin e Milanit.

Si u bëtë drejtor sportiv?
Unë hyra për të nënshkruar një kontratë lojtari dhe u bëra drejtor, por me Lotiton, gjithçka mund të ndodhë.
A ishte ai vizionar apo ju një i çmendur?
Ai ishte vizionar sepse ai që atëherë kishte kuptuar kaq shumë gjëra për mua.
Sa kohë ju desh për ta pranuar?
Vendosa brenda dy ditësh sepse në atë kohë isha edhe kapiten i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Pastaj të nesërmen shkova të prezantohesha si drejtori i ri sportiv te ish-shokët e mi të ekipit, dhe ishte vërtet e vështirë t’ua tregoja atyre. U stërvita me ish-shokët e mi të ekipit për një vit.
Ju zëvendësuat Sabatinin?
Nuk ishte problem për mua të merrja përsipër detyrën pas tij. Valteri është një mendje e jashtëzakonshme dhe mësova me të vërtetë shumë prej tij. U përpoqa të filloja punën time menjëherë, por nuk kisha kohë sepse kampi stërvitor filloi dy javë më vonë dhe ishte një gjë e re me të cilën duhej të mësohesha. I hapa dyert për të gjithë; doja të mësoja si të komunikoja me njerëzit. Tre muajt e parë ishin shumë të dobishëm.
A jeni drejtor fushe apo menaxher ekipi?
Unë i bëj të dyja, sepse për të ndërtuar një ekip, duhet të kuptosh situatat në fushë. Është thelbësore t’i bësh të dyja mirë. Duhet të kesh një kuptim të thellë të të gjitha sfidave të kësaj pune, veçanërisht në ekipet me kampionë të mëdhenj të cilëve u duhet t’u jepet hapësirë.
A zgjidhni bazuar në karakter?
Po, karakteri është thelbësor. Jo të gjithë mund të luajnë në “Olimpico” ose “Meazza”. Është thelbësore të nënshkruash lojtarë që janë të gatshëm të bëjnë gabime, sepse ata që mund të reagojnë pas gabimeve vërtetojnë se bëjnë për një ekip të madh.
Çfarë ka ndryshuar tani?
Unë bëj të njëjtat gjëra që bëra pesëmbëdhjetë vjet më parë sepse duhet të qëndrojmë të rinj në mendje. Përvoja të mëson shumë sepse futbolli sot është frenetik dhe nuk të jep kohë. Kam mësuar shumë nga humbjet e mëdha sepse vetëm pas tyre mund të mësosh. Djemtë e sotëm janë shumë më të ndjeshëm, duhet të gërmosh më thellë, ata fitojnë para si një kompani.
Si përballoni skautimin?
Nuk jam një adhurues i madh i të dhënave dhe inteligjencës artificiale. Për mua, ato të ndihmojnë të fitosh një vizion edhe më të gjerë, por nuk të japin ndjeshmërinë për të kuptuar karakteristikat dhe personalitetet e lojtarëve. Ato duhet të përdoren saktë, por në planin afatgjatë të nevojitet shumë më tepër. Përvoja është themelore, nevojitet një kuptim i thellë i vlerave njerëzore të njerëzve.
Sa e rëndësishme është intuita?
Përputhet me idenë e krijimit të një projekti, si Milani, ku vendosëm të sjellim lojtarë “më të vjetër” si Modrixc, i cili në fakt është më i riu nga të gjithë.
A i keni vënë vetes një qëllim për të ndihmuar Milanin të fitojë?
Do të gënjeja nëse do t’ju thosha se nuk dua të fitoj titullin ose Ligën e Kampionëve. Por na duhet pak më shumë durim sepse skuadra duhet të konsolidohet në muajt në vijim. Fatkeqësisht, kemi pasur shumë lëndime që kanë pasur ndikim, por jemi në rrugën e duhur. Unë ka dëshirë të fitoj me këtë klub të lavdishëm.
A e prisnit të arrinit në këtë nivel?
Prisja të isha në këtë pozicion, edhe falë mbërritjeve të Rabio dhe Nkunku.
Cilat janë dallimet me Lacion? A ju pëlqejnë takimet?
Jemi të organizuar ndryshe nga Lacio. Të jesh me Zlatanin është gjithmonë mirë. Isha mësuar me menaxhim me buxhet të limituar dhe këtu duhet të jemi të mirë në bashkëpunimin drejt një qëllimi të madh. Në 15 vjet, kemi marrë një skuadër me një pagë maksimale prej 500 mijë eurosh, te lojtarë si Luis Alberto apo Imobile të cilët fitonin më shumë se 4-5 milionë euro.
Çfarë morët në Milano?
Atë frymë që u krijua me Simone Inzagin sepse ishim një familje. Më pëlqen ky menaxhim dhe do të doja ta rikrijoja edhe te Milani. Jam shumë i lumtur sepse kemi krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer empatie me stafin e Alegrit.
Po mungesa në ndeshjet në Europë?
Ka pro dhe kundër. Kemi ndryshuar shumë, por mund të punojmë shumë sepse nuk po luajmë në Europë. Tani kemi themelet për të ndërtuar të ardhmen.
Çfarë kërkoni te një lojtar?
Personalitetin. Unë analizoj se si reagon një lojtar pas një gabimi. Pastaj është ana fizike dhe intensiteti.
A mund të punoni në personalitetin e një lojtari?
Po, duhet t’i bëjmë të ndihen të rëndësishëm sepse jo të gjithë kanë një karakter të fortë. Ata duhet të punojnë së bashku për t’u rritur si ekip.
Talenti më i pastër?
Ravel Morrison. E solla te Lacio për ta ringjallur, por nuk ishte e mundur. Por në stërvitje ai bënte gjëra të pabesueshme.
Kush është lojtari me më shumë personalitet?
Modriç ka një personalitet atipik. Pas fitoreve, ta shohësh të festojë në dhomën e zhveshjes si një 10-vjeçar është gjëja më e bukur në botë.
Si do ta përshkruaje veten?
Personalitet, vendosmëri dhe sinqeritet.
Për derbin?
E njoh mirë derbin e Romës, por jam kurioz ta përjetoj derbin e Milanos. Isha tifoz i Milanit, kështu që për mua është shumë speciale. Këto janë ndeshje që nuk fitohen, por luhen. Do të jenë të rëndësishme, por jo vendimtare. Do të jenë të rëndësishme për qytetin dhe për t’i dhënë besueshmëri projektit. Gjithmonë kam thënë se jam tifoz i Milanit dhe realizimi i kësaj ëndrre ishte i mrekullueshëm për mua.
A ju kërkoi ndonjë lojtar i Milanit një selfie?
Po, Sandro Tonali, sepse ai ishte tifoz i imi kur luaja te Breshia.
Çfarë sezoni po shihni?
Sinqerisht, tabela është shumë e ngushtë dhe ndryshon çdo javë. Ekuilibri është thelbësor dhe duhet të mendojmë për kthimin në Ligën e Kampionëve. Ky është një moment kyç i sezonit dhe jemi të zhgënjyer për barazimin në Parma. Është e rëndësishme për ne të fitojmë në mënyrë që të mos humbasim pikë në renditje. Në mars, do të shoh nëse jemi të aftë të fitojmë. Nuk ishte e sigurt, por e dija që mund të konkurronim.
Sa shpesh flisni me Alegrin?
Shumë, dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Maks transmeton emocione në grup.
Merkato e transferimeve?
Nuk po mendojmë për këtë.
Çfarë merkato do të bëni?
Nuk e di, por do të jemi shumë të vëmendshëm ndaj çdo mundësie. Nuk mendoj se do të jetë një treg i rëndësishëm, por do të jemi gati nëse është i dobishëm.
PANORAMASPORT.AL








