‘Djali vrau babin, vrasja për një kalë, kuzhinieri u vra nga kolegu’! Ministrja: Polici s’mund të rrijë në kuzhinë dhe restorante


'Djali vrau babin, vrasja për një kalë, kuzhinieri u vra nga

TIRANË-Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka komentuar tre vrasjet e 28 tetorit, ku Marjan Kodheli vrau me thikë babin e tij Pjetër Kodhelin; picieri Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari në bar-restorantin “City Lounge” dhe Kristo Mema vrau turistin 42-vjeçarin Keli Hoxha, në kalanë e Beratit, pas sherrit banal për kalin.

Sa i përket tre rasteve Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se ngjarjet janë tragjike por të pashmangshme nga puna që bën përditë Policia e Shtetit. Sipas saj në këto ngjarje nuk impikohet puna e Policisë së Shtetit.

Albana Koçiu: Do ndalem pak tek historia e vrasjeve të ndodhura në një ditë, tre vrasje në një ditë. Për hir të së vërtetës janë tre krime tre histori tragjike, nuk janë vrasje mafizoe. Për fat të keq janë ngjarje të pashmangshme nga puna që bën përditë Policia e Shtetit. Unë nuk besoj se ka një vend të botës, ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë babin me thikën e bukës, apo ku polici rri brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picierin të godasë me thikë kuzhinjerin. Janë absolutisht ngjarje tragjike por nuk impikohet puna e Policisë së Shtetit, patjetër që autorët janë kapur menjëherë.

Poll



Source link

Scroll to Top