Luis Tomas, djali i Xhanluixhi Bufon, është vënë menjëherë në qendër të vëmendjes gjatë këtij pushimi të Kombëtareve. I angazhuar me Republikën Çeke U19 në kualifikueset për Kampionatin Europian, kombëtare që e ka zgjedhur për shkak të shtetësisë së nënës së tij, Alena Seredova, Luis Bufon shënoi një tripletë ndaj Azerbajxhanit U19.

Një fitore e rëndësishme për Republikën Çeke U19, ku djali i legjendës italiane, titullar në ndeshje, shpërtheu në pjesën e dytë duke shënuar në minutat 54’, 64’ dhe 93’, duke marrë topin e ndeshjes me vete. Takimi përfundoi me një rezultat të thellë 6-1, ndërsa Luis Bufon tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij mbresëlënëse.
Anësori 17-vjeçar, që tashmë ka bërë debutimin e tij në Serinë A, me skuadrën e Pizës vazhdon të rritet dhe pret momentin e duhur për t’u shfaqur më shpesh edhe në kampionatin italian. Ndërkohë, ai po e bën gjithnjë e më krenar babain e tij, Xhanluixhi Bufon.
PANORAMASPORT.AL








