“El Clasico” ka përfunduar si mos më keq për Barcelonën, e cila është dominuar nga Real Madrid në fushën e lojës dhe për më tepër dha edhe një imazh të keq në fundin e sfidës me zënkën e krijuar nga Lamin Jamal. Kësisoj, presidenti Joan Laporta është ngutur që të sjellë pak qetësi në klub në këtë moment vështirësie.

Katalanasja “Sport” ka treguar se Laporta ka qenë sot në drekë i pranishëm në ambientet e qendrës stërvitore të klubit. Atje ai ka takuar trajnerin Hansi Flik dhe drejtorin sportiv Deko. Një mbledhje e improvizuar, ku është diskutuar për ndeshjen, por me shumë qetësi, pasi sipas numrit 1 të klubit, nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pas kësaj sfide. AI kishte argumentuar se ekipi nuk e luajti me kontingjent të plotë dhe jo në formën maksimale, teksa kishte shprehur bindjen se katalanasit kishin kohën e duhur për të rikuperuar gjithçka.
Një mesazh që stafi teknik duhej t’ia përcillte në ditët në vijim ekipit, pasi vetë presidenti preferoi që të mos takohej me lojtarët. Një pjesë e tyre kishin ikur pas seancës së shkurtër të rikuperimit. Jo Jamal e Arauho, të cilët ishin të pranishëm në ambientet e klubit, por raportohet se nuk janë takuar me Laportën gjatë kësaj vizite të tij.
PANORAMASPORT.AL








