Disfata ndaj kampionëve të Napolit, tek Interi rikthehet “makthi” i përballjeve direkte

Disfata ndaj kampionëve të Napolit, tek Interi rikthehet “makthi” i përballjeve direkte

Oct 27, 2025 | 11:48






























Seria pozitive e Interit ndërpritet në mënyrë të papritur në “Maradona”, duke rihapur plagë që skuadra e Kivusë mendonte se i kishte shëruar. Pas shtatë fitoreve radhazi dhe një periudhe ku lojtarët dukeshin të qetë, të sigurt dhe me ide të qarta, përballja me Napolin solli një kthesë të ashpër.fdjkhSikur historia të përsëritej, në ndeshjet direkte kundër rivalëve të mëdhenj, Interi sërish u dorëzua. Ashtu si një vit më parë, ndeshjet ndaj Napolit, Juventusit dhe Milanit vazhdojnë të mbeten pika të dobëta, duke vërtetuar se skuadra ende nuk ka arritur të kapë nivelin e qëndrueshmërisë psikologjike në takimet më të rëndësishme. Pjesa e parë e ndeshjes dha pak shenja se një rënie e tillë do të ndodhte.

Interi luajti mirë, mbajti topin, krijoi dhe u shfaq i organizuar në të gjitha repartet, por pa goditjen e fundit që do ta shpërblente me avantazh. Rastet e shpërdoruara u kthyen më vonë në peshë, sepse me fillimin e pjesës së dytë skuadra ndryshoi fytyrë në mënyrë të pashpjegueshme. Ajo strukturë mbrojtëse e hekurt që kishte dhënë siguri për javë me radhë u shpërbë brenda pak minutash, duke lënë kundërshtarët të depërtonin me lehtësi në hapësirat boshe.

Gjykimi arbitrar mbetet i diskutueshëm, veçanërisht penalltia e akorduar për Napolin pas një kontakti minimal mes Mkhitarjan dhe Di Lorencos. Vendim që ndikoi në rrjedhën e lojës dhe në aspektin psikologjik të skuadrës. Megjithatë, pavarësisht gabimeve të mundshme arbitrare, Interi u rrëzua nga vetja. Zomer nuk ofroi sigurinë që kishte treguar më parë, Akanzhi u gjend në vështirësi të vazhdueshme, ndërsa Açerbi u kap shpesh i vonuar në duel fizik dhe në shpejtësi.

Në mesfushë u la shumë terren i lirë, të cilin Napoli e shfrytëzoi me zgjuarsi, duke gjetur hapësira për të goditur. Kivu, në fund të ndeshjes, pranoi se skuadra humbi ekuilibrin dhe qartësinë. Për Interin, problemi nuk është vetëm humbja, por ajo çka ajo simbolizon: rikthim i pasigurisë në ndeshjet vendimtare. Ky është një sinjal alarmi që kërkon reflektim, sepse për të qenë pretendente për titull, nuk mjafton të fitosh ndeshjet e lehta – duhet të mos dorëzohesh në ato që peshojnë më shumë.

IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top