TIRANË-Edi Rama: Mund të jetë krijuar një opinion sikur Diella bën punën që ka bërë më parë dhe fle, në fakt jo. Jemi në një fazë të re të procesin pasi janë hartuar gjatë gjithë kësaj periudhe 450 faqe specifikime teknike të detajuara që kanë punuar ekspertë të zotë vendas. Këto faqe janë vënë pastaj nën shqyrtimin e Bankës botërore që ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile, për certifikimin pa kundërshtim të çdo projektit ku ajo merr pjesë për financim. Tani më jemi gati të kalojmë në ndërtimin e një sistemi tërësisht unikal, të prokurimit publik, me inteligjencë artificiale. Ky është projekti i parë i këtij lloji dhe mundëson prokurimit me inteligjencën artificiale me një masë të madhe të procesit. Do të bëjë të mundur që asnjë biznes të mos detyrohet më të mbledh letra. Asnjë nënpunës nuk do të ketë më në dorë të luajë me letrat e biznesit, por të dhënat të mblidhen nga vetë Diella. Mbi 40 regjistra publikë janë të digjitalizuar dhe më pas të jenë në dorë të biznesit për t’u aktivizuar me një ‘click’.



