“Dibra United si Manchesteri?”/ Rama me fermerët: Do bëjmë kooperativa, por në stilin e BE


"Dibra United si Manchesteri?”/ Rama me fermerët: Do

Edi Rama

DIBËR-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në Dibër, ku ka folur për nevojën e përshtatjes së sektorit të bujqësisë me tregun e Bashkimit Evropian. Rama ka diskutuar mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja për mbështetjen e këtij sektori.

Kreu i qeverisë ka ndarë lajmin për krijimin e një Shoqërie të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) të fermerëve dibranë dhe bashkisë, duke theksuar se Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore janë një version i kooperativave por në versionin e Bashkimit Europian.

Edi Rama: Jo si kooperativat e dikurshme por si kooperativat e BE. BE funksionon me kooperativa kur secili prodhon më vete dhe të gjithë sepse ishim bashkë. Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh por harmonizojnë veprimtarinë prodhuese, ama mbjellin me një farë ndajnë kostot e punimit të tokës, përkujdesjes për prodhimin dhe grumbullojnë e ambalazhojnë e shesin. Shoqëri të bashkuara Bujqësore, SHBB kështu shkruhet në lidh për të shmangur traumën e së shkuarës sikur po mblidhemi në kooperativa. Ndaj kemi vendosur mbështetje financiare, institucionale dhe bashkëpunim me shtetin në këtë bashkim. Bashkia është aksionere në atë që i kishit gjetur edhe emrin, sepse po bënim shaka aty thash vërjani Dibra United si Manchesteri por ia kishit gjetur Dibra Origin. Të bashkohemi ndryshe nuk e përballojmë dot përballjen që vjen me integrimin. Ku do t’i shesim produktet, me çanta në rrugët e Brukselit? Si do të sigurohet siguria ushqimore?

Poll



Source link

Scroll to Top