Dhurata për Krishtlindje, ja dëshirat e “Big”-ëve në Seria A

Dhurata për Krishtlindje, ja dëshirat e “Big”-ëve në Seria A

Dec 25, 2025 | 17:31






























Seria A mbërrin para fes tës së Krishtlindjes me një renditje jashtëzakonisht të ngushtë dhe të paparashikueshme. Pas javëve të para të kampionatit, pesë skuadrat kryesuese janë të ndara vetëm nga disa pikë dhe asnjëra nuk ka arritur të shkëputet bindshëm.

seria-a

Një situatë që premton një garë të fortë deri në fund dhe që e bën merkaton e janarit vendimtare për ambiciet e secilit klub. Në këtë kontekst, trajnerët e ekipeve kryesore presin “dhuratat” e tyre për Krishtlindje, përforcime të nevojshme për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit mes kampionatit dhe angazhimeve europiane. Por cilët pritet të jenë objektivat kryesorë të “bigëve” italianë gjatë këtij sesioni merkatoje? Do të ketë një skuadër që do të shpenzojë më shumë se të tjerat, me qëllim për të përforcuar skuadrën e për të qenë më favorit se të tjerat drejt titullit kampion? Le ti shohim me radhë.

INTER

Në shtëpinë zikaltër shqetësimi kryesor lidhet me krahun e djathtë. Dëmtimi i Denzel Dumfris ka krijuar një emergjencë që trajneri Kristian Kivu po përpiqet ta menaxhojë me zgjidhje alternative. Luis Henrike, i afruar në verë si një investim i rëndësishëm, ka dhënë sinjale pozitive, por ende nuk ka bindur plotësisht në vazhdimësi. Edhe përshtatja e Karlos Augustos në atë rol nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Për këtë arsye, Interi po vëzhgon tregun në kërkim të një anësori të djathtë që të ofrojë siguri dhe thellësi. Emri që pëlqehet më shumë është ai i Marko Palestrës, por konkurrenca e fortë e Atalantës e bën operacionin shumë të ndërlikuar.

MILAN

Te Milani merkatoja ka nisur pa humbur kohë. Trajneri Masimiliano Alegri ka marrë tashmë përforcimin e parë në sulm, me ardhjen e Niklas Fylkryg, një lojtar që garanton peshë fizike dhe prani në zonë. Megjithatë, kërkesat e Alegrit nuk ndalen këtu. Objektivi i radhës mbetet një mbrojtës qendre me përvojë, i aftë të udhëheqë repartin dhe të japë siguri në momentet vendimtare të sezonit. Emra të rëndësishëm janë përmendur, por drejtuesit kuqezi po veprojnë me kujdes, duke pritur mundësinë e duhur në treg. Ndërkohë paralelisht vijojnë negociatat edhe me Majk Menjan, portierin kuqezi sa i takon rinovimit. Në rast se palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë drejtuesit e Milanit do duhet të shohin gjatë verës së ardhhshme për alternativa të tjera.

JUVENTUS

Edhe Juventusi nuk fshihet: nevoja kryesore është mesfusha. Trajneri Luçiano Spaleti kërkon një organizator loje që të diktojë ritmin dhe të japë cilësi në ndërtim. Emri i preferuar mbetet një profil me përvojë ndërkombëtare, por kostot e larta e bëjnë operacionin të vështirë për janarin. Alternativat nuk mungojnë dhe bardhezinjtë po studiojnë çdo mundësi për të përforcuar repartin pa kompromentuar ekuilibrat financiarë. Synimi është i qartë: të mbetet në garë për titullin deri në fund të sezonit. Me Serinë A kaq të ekuilibruar, merkatoja e janarit mund të bëjë diferencën. Një përforcim i saktë, në momentin e duhur, mund të ndryshojë fatin e një sezoni dhe të përcaktojë se kush do të festojë në fund.

NAPOLI

Napoli feston Krishtlindjet në një klimë pozitive, i rikthyer te fitoret dhe te entuziazmi pas suksesit në Superkupë. Megjithatë, Antonio Konte vazhdon të përballet me probleme serioze në mesfushë, për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë prekur lojtarë kyç. Mungesat e rëndësishme kanë kufizuar alternativat dhe kanë shtuar nevojën për një përforcim cilësor. Konte dëshiron një mesfushor që të japë ekuilibër dhe intensitet, por buxheti i kufizuar e detyron klubin të mendojë edhe për largime të mundshme përpara se të investojë.Megjithatë “blerja” kryesore dhe më e rëndësishmja për kampionët mund të konsiderohet padyshim riaftësimi i sulmuesit belg, Romelu Lukaku.Ai do të jetë në dispozicion të Kontes për gjysmën e dytë të sezonit dhe pritet që të jape një kontribut të rëndësishëm te skuadra kampione.

ROMA

Roma është një nga skuadrat më aktive në prapaskenë. Trajneri Xhan Piero Gasperini ka kërkuar me ngulm më shumë gola dhe zgjidhje në fazën sulmuese. Drejtuesit verdhekuq po punojnë në disa pista njëkohësisht për të plotësuar kërkesat e teknikut. Objektivat kryesorë janë sulmues me karakteristika të ndryshme, të aftë të përshtaten shpejt me sistemin e lojës. Negociatat janë komplekse dhe të lidhura me formula huazimi dhe detyrimi blerjeje, por Roma dëshiron të mbyllë të paktën një goditje të rëndësishme në janar. Për momentin afrimi i sulmuesi holandez Xhoshua Zirkze nga Junajtid duket I sigurtë. Një afrim me shumë peshë për verdhekuqtë, duke ditur se sa mire e njeh Serinë A, sulmuesi shtatëlartë.

IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top