Dhimbje koke për Çabi Alonson, titullari i Realit pritet të humbasë ndeshjen e Championsit

Dhimbje koke për Çabi Alonson, titullari i Realit pritet të humbasë ndeshjen e Championsit

Nov 25, 2025 | 12:17






























Lajm i keq për Çabi Alonson në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Olimpiakos Piraeus. Portieri Tibo Kurtua u largua nga Valdebebas para seancës stërvitore të sotme për shkak të gastroenteritit dhe nuk pritet të udhëtojë me ekipin për në Athinë. 

kurtua

Klubi madrilen konfirmoi mungesën e tij, por la derën hapur për mundësinë e një rikuperimi në minutën e fundit: “Pas vlerësimeve të sotme nga shërbimet tona mjekësore, Kurtua është diagnostikuar me një infeksion viral gastrointestinal. Situata mbetet për t’u vlerësuar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Nëse mungesa e belgut konfirmohet, ai do të humbasë një ndeshje për herë të parë këtë sezon pas tre muajsh duke luajtur me kohë të plotë. Andriju Lunin pritet të mbrojë portën.

 PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top