Familja Bekam po bëhet gati të humbasë një pjesëtar. Djali i madh i Devid dhe Viktoria Bekam, Bruklin, duket se ka vendosur të shkëputë edhe zyrtarisht çdo lidhje që ka me familjen e tij.

Sipas mediave amerikane, Bruklin ka thuajse një vit që nuk komunikon më me prindërit, që pa zënkës që ka shpërthyer mes tyre dhe bashkëshortes së tij, Nikola Peltz.
Revista amerikane “Heat” la zbuluar nga persona pranë familjes se kjo situatë po dëshpëron shumë Devid e Viktoria, pasi duket se nuk ka kthim mbrapa.
Bruklin ka vendosur që pa kërkuar falje ndaj gruas së tij, nuk do të ketë më asnjë lidhje me ta. Ndaj për këtë arsye, 26-vjeçari po bëhet gati të ndërrojë edhe mbiemrin, duke hequr atë Bekam të të atit, për të marrë Peltz, të gruas.
Kjo do të ishte një goditje e rëndë e dyfishtë për prindërit e tij, që kanë vlerësuar shumë brendin “Bekam“ nëpër botë dhe fakti që djali i tyre heq dorë nga ky mbiemër, do të ishte goditje edhe për biznesin familjar.
PANORAMASPORT.AL








