Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Albin Kurti nuk siguron shumicën e votave! Çfarë pritet të ndodhë


Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Albin Kurti nuk siguron shumicën e votave! Çfarë pritet të ndodhë

Oct 26, 2025 | 12:10






























Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjeçar nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti5

Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme.

Në prezantim të programit, mandatari Albin Kurti tha se nuk kishte arritur marrëveshje me asnjë parti tjetër për bashkëqeverisje.

Ai kërkoi votën nga partitë tjera për të “vazhduar qeverisjen e mirë”. Në prezantim ai tregoi edhe emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën.

Tani presidentja Vjosa Osmani pritet të mbledhë liderët e partive dhe të konstatohet nëse ka ndonjë shumicë, apo duhet të shkohet në zgjedhje.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top