“Deputetët po kërcënohen me jetë…”! PS ndërpret diskutimet dhe nis votimin, PD braktis seancën (VIDEO)


"Deputetët po kërcënohen me jetë..."! PS

kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka kaluar në votim të të gjitha pikave të rendit të ditës, me kërkesë të mazhorancëss për shkak të dhunës verbale dhe fizike të deputetëve të opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve në Kuvend dha kalimin direkte në votim të akteve të parashikuara në rendin e ditës.

“Edhe kur në sallën e kuvendit shqiptar deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallë, kur një deputete tjetër i thotë “nuk shkel më këtu”, kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, me këtë kusht provokim mbylljen e diskutimit dhe kalimin për votim, ju lutem ta hedhim për votim kërkesën time”, tha kreu I grupit të PS-së, Taulant Balla.

Demokratët protestuan dhe Flamur Noka e Gent Strazimiri zunë sërish foltoren e Kuvendit dhe më pas braktisën sallën. Ligjvënësit demokratë që ishin në sallë kanë bojkotuar momentin e votimit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top