Ylli i Sllovenisë dhe Mançester Junaitid, Benxhamin Sesko nuk do të jetë me Kombëtaren për muajin nëntor dhe kështu nuk do të luajë ndaj Kosovës, duke qendruar në Mançester për t’u riaftësuar.

Kështu të paktën ka raportuar gazetari i afërt me Junaitid, Riç Fei, përmes platformës “X”. Ai ka thënë se Sesko është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Sllovenisë, si pasojë e një lëndimi në gju.
Dhe, ashtu siç ishte pritur, sulmuesi i Sllovenisë, nuk do të jetë I disponueshëm për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për botëror ndaj Kosovës dhe Suedisë. Sulmuesi i Junaitid, u lëndua në ndeshjen ndaj Totenhemit gjatë fundjavës, ku parashikimet e para ishin që ai do të mungonte ndaj Kosovës.
Vërtetë që është lajm i mirë për përfaqësuesen dardane, e cila ndeshjen e rradhës dhe ndoshta më të rëndësishmen në grup do ta luajë pikërisht ndaj sllovenëve, ku me një barazim mund të siguroj të paktën “play-off”-in dhe gjasat për t’u kualifikuar në Botërorin që zhvillohet vitin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL








