Simon Simoni u preferua dje titullar për Kaiserslautern pas shtatë muajsh pritje. Një mungesë e gjatë për portierin e Kombëtares, që gjithsesi spikati duke mbajtur portën e paprekur ndaj Greuther Furth. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë në Kupën e Gjermanisë dhe Kaiserslaurtern siguroi kualifimin me fitoren 0-1.

“Sofascore” e vlerësoi Simonin me notën 8, që ishte edhe më e larta për ndeshjen. Kujtojmë se debutimi te Kombëtarja erdhi vetëm në muajin e kaluar, teksa ishte prej tre vitesh në pritje.
Simoni, 21 vjeç, nuk ka pasur shumë hapësira. Kontratën në klubin e Bundesligës 2 gjermane e ka të vlefshme deri në fundin e sezonit sepse është i huazuar.
PANORAMASPORT.AL








