De Rosi rikthehet si trajner në Seria A, ekipi i ri kthehet në “Made in Roma”

De Rosi rikthehet si trajner në Seria A, ekipi i ri kthehet në “Made in Roma”

Nov 6, 2025 | 10:25






























Daniel De Rosi do të vazhdojë sot punën te Xhenoa. Detajet janë zbuluar të gjitha dhe po ashtu stafi që do e shoqërojë gjatë këtij rrugëtimi.

de rosi

De Rosi do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa do përfitojë 800 mijë euro. Në rast se klubi shpëton nga rënia, atëherë kontrata zgjatet deri në vitin 2027.

Xhulermo Xhakomaci do të jetë ndihmësi i tij, ndërsa Emanuele Mançi dhe Enriko Lodiçe vendosen si asistentët e tij teknikë. Xhani Brignardelo do ndihmojë si trajner atletik.

Një staf që shfaqet si “Made in Roma” dhe objektiv ka vetëm mbijetesën. Aktualisht skuadra mban vendin e 18-të me 6 pikë në dhjetë javë të luajtura.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top