Debati mbi pozicionin e portierit të ekipit kombëtar spanjoll mbetet i nxehtë. Dhe kjo pavarësisht faktit se ka ende më shumë se gjashtë muaj deri në fillimin e Kupës së Botës 2026, turneu në të cilin çdo lojtar ëndërron të marrë pjesë. Por Luis De la Fuente, duke iu drejtuar atyre që kërkojnë emrin e Joan Garsías, po bën thirrje për qetësi.

De la Fuente pohon se Spanja “ka pesë ose gjashtë nga portierët më të mirë në botë”, por se “askush nuk flet për Robert Sánçez ose Leo Roman”. Nuk është hera e parë që, kur pyetet për një emër specifik, siç është Joan Garsía në këtë rast, trajneri i ekipit kombëtar ka zgjedhur të nxjerrë në pah lojtarë të tjerë potencialë që zakonisht nuk janë pjesë e diskutimit.
“Dhe sigurisht Joan García, sepse kemi portierë fantastikë në Spanjë, fantastikë”, vazhdon De la Fuente. “Është e vërtetë që aktualisht po mbështetemi te këta të tre dhe jemi absolutisht të kënaqur me Unai Simón, David Raja dhe Áleks Remiro, por do të shohim se çfarë do të ndodhë nga tani deri në mars, apo edhe në qershor, vetëm Zoti e di”, shpjegon trajneri i ekipit kombëtar.
Portierët nga Atletik, Arsenal dhe Real Sociedad janë bërë lojtarë të rregullt për De la Fuente që para se të fitonin Kampionatin Evropian. Dhe gjithçka duket se tregon se trajneri nga La Rioja, duke lënë mënjanë dëmtimet, dëshiron ta ruajë atë sistem në portë.
“Jemi absolutisht të kënaqur me Unain, Davidin dhe Aleksin, por do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në mars”. Kështu është shprehur trajneri i kombëtares spanjolle De la Fuente. Për këtë arësye De la Fuente kërkon “qetësi” dhe shpjegon se “kur të vijë ai moment, do të duhet të merret një vendim që do t’i kënaqë disa njerëz më shumë se të tjerët”.
Ai shton se vetë do të jetë i lumtur me të, duke përfunduar. “Vendimi që marr është ai për të cilin do të jem i bindur”. De la Fuente nuk foli gjatë, por dukej qartë se ndjenja brenda federatës, por edhe brenda vetë tij në lidhje me Joan Garsian është se “ai është një portier i menduar të jetë titullar, jo të opsioni i tretë dhe ky është thelbi i çështjes”.
Trajneri nuk e thotë hapur, por gjasat janë se Garsia pavarësisht këmbënguljes së shtypit nuk do të jetë në listën e lojtarëve për finalissimën dhe as për Kampionatin Botëror. Natyrisht me përjashtim të faktit se nëse një prej tri portierëve ka ndonjë dëmtim. Vetëm ai do të shkojë me shokët e tij të ekipit. Dhe nëse ka ndonjë problem, Zoti na ruajt, mund të shtohen edhe emra të tjerë” ka përfunduar ai.
PANORAMASPORT.AL








