De Ketelare i përgjigjet flakë për flakë Garnaços: Tani shpresoj të na njohë

De Ketelare i përgjigjet flakë për flakë Garnaços: Tani shpresoj të na njohë

Dec 11, 2025 | 15:52






























E marta ishte një mbrëmje e veçantë për Sharl De Ketelare. Mes asistit dhe golit të shënuar, belgu u bë protagonist i kthesës së Atalantës ndaj Çelsit në shtëpi, një fitore që e ngjiti skuadrën në vendin e tretë të klasifikimit  në Champions League.

dsdssdsdasdasd

Por përveç performancës në fushë, De Ketelare gjeti edhe kohën të japë një mesazh të qartë për kundërshtarin Alehandro Garnaço. Sulmuesi i Çelsit kishte ndezur tensionin para ndeshjes, duke thënë se nuk njihte mirë Atalantën: “Hera e fundit që pashë Atalantën ishte dy vjet më parë, në finalen e Europa League që ata fituan.”

Përgjigja e belgut erdhi fillimisht në fushë me golin dhe asistin që vendosën fatin e ndeshjes. Pas ndeshjes, në mikrofonin e “Sky Sport”, De Ketelare nuk i kursente ironinë: “Ishte shumë bukur. E dimë që kemi cilësi të madhe dhe sot e treguam. Garnaço sot do të dijë kush jemi, do të na njohë më mirë.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top