De Biazi nuk ka dyshime për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të një projekti teknik, te Interi ishte…

De Biazi nuk ka dyshime për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të një projekti teknik, te Interi ishte…

Oct 30, 2025 | 22:01






























Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është i bindur se Kristjan Asllani ka marrë vendimin e duhur duke u larguar nga Interi për t’iu bashkuar Torinos.

de biazi

Duke folur për “L’interista”, De Biazi është pyetur nëse vendimi për transferimin e Asllanit ishte i duhuri, duke parë edhe mangësitë që kishte klubi zikaltër në mesfushë.

“Unë mendoj se po, pasi Kristjan ka nevojë të luajë dhe ta bëjë me vazhdimësi, të jetë në qendër të një projekti teknik. Te Interi ishte në funksion të plotësimit të një projekti teknik, ndërsa tani mund të krijojë eksperienca të reja pasi ka ndryshuar ambient, trajner dhe persona me të cilët të përballet. Ky është një proces që do ta ndihmojë në rritjen e tij”, tha De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top