Në një foto të Kristiano Ronaldos, realizuar gjatë darkës së mbrëmshme në nder të princit Mohamed bin Salman të Arabisë Saudite, u shfaqën së bashku figura të fuqishme nga politika, biznesi dhe sporti.
Fotografia rikujtoi për shumëkënd “selfie-n” e famshme të Oscars 2014, e cila përfshiu yjet më të mëdhenj të showbiz-it.
Në imazh, Ronaldo pozon me partneren e tij, Xhorxhina Rodriguez (poshtë djathtas), Elon Musk, i cili pas një kohe të gjatë u shfaq në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, si dhe ministrin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick (i katërti nga e majta).
Të pranishëm janë gjithashtu drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat, David Sacks (i treti nga e majta), si edhe presidenti dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Greg Brockman (pas djathtas).









