Çuditë e derbit Tirana-Partizani, gjyqtari Xhaja ndalon sfidën dhe largon djalin që mbledh topat

Çuditë e derbit Tirana-Partizani, gjyqtari Xhaja ndalon sfidën dhe largon djalin që mbledh topat

Dec 7, 2025 | 19:08






























Minuta e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” kanë dhuruar një episod mjaft të veçantë, pasi gjyqtari Juxhin Xhaja ka ndaluar sfidën.

bandicam 2025-12-07 18-41-26-974

Kryesori i takimit kishte paralajmëruar më parë një nga djemtë e caktuar të mblidhnin topat pas portës ku mbronte Partizani, që të bënte kthimin në lojë në mënyrën e duhur. Duke parë që djaloshi në fjalë nuk ndryshoi qëndrim, atëherë ai vendosi të ndalonte ndeshjen.

Këtë gjë ia komunikoi edhe kapitenit Rimal Haxhiu dhe sfida rifilloi vetëm pasi djali në fjalë u largua nga pozicioni ku e kishin caktuar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top