Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit


Çmimi "Karli i Madh" në Gjermani, Rama i ftuar në

edi rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë vizitë në Aachen, Gjermani, sot dhe nesër (13-14 maj), për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të Çmimit të Karlit të Madh, një nga nderimet më të rëndësishme evropiane për kontributin në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Në edicionin e vitit 2026, çmimi i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, për rolin e tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Ceremonia dërgon edhe një mesazh politik të qartë: fuqia dhe sovraniteti i Evropës lidhen ngushtë me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Megjithatë, kjo nuk është vizita e parë e kryeministrit Rama në këtë ceremoni. Më 9 maj 2024, ai mori pjesë gjithashtu në ndarjen e Çmimit të Karlit të Madh dhe atëherë deklaroi: “Karli i Madh luajti një rol kyç në formësimin e historisë së Evropës, ai propozoi shkëmbimin kulturor. Arma më e fuqishme që na është vënë në dispozicion është arsimimi dhe diversiteti, të cilin duhet ta mirëpresim më shumë se sa ta kemi frikë. Evropa ka mësuar të jetë më shumë vetëkritike se lëvduese për civilizimin e saj. Por një frymë shkatërruese ka hyrë në mendjet e njerëzve, duke krijuar armiqësi ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe prirje censuruese të dukshme. Në botën tonë, të bësh përshtypje vetëm tek ata që mendojnë njësoj shkakton debate deri në pikën shkatërruese.”

Poll



Source link

Scroll to Top